KG i FFK-së mori vendimin për sfidën Liria-Drita

Futboll

KG i FFK-së mori vendimin për sfidën Liria-Drita

Nga: K.G. Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:58
Pamjet e rrethojes në Prizren

Ndeshja ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Dritës nga Gjilani, e ndërprerë në minutën e 90-të, kur ishte në epërsi me 1:0 ekipi prizrenas, për faktin se tifozët ‘Intelektualët’ shkaktuan probleme, duke shkatërruar rrethojat dhe madje kanë qëlluar me gur edhe një polic, duke e lënduar në kokë.  Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, mori vendim për ndeshjen e ndërprerë të javës së 29-të të elitës së futbollit. “Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 29-të KF ‘Liria’ –  KF ‘Drita’, është ndërprerë në minutën e 90-të, andaj  konform nenit 56 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:

1. Ndeshja e ndërprerë e javës së 29-të e Vala Superligës së Kosovës  ndërmjet KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të KF “Liria”. Arsyetimi: Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’ e vlefshme për rrethin e 29-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja KF ‘Liria’ –  KF ‘Drita’ është ndërprerë në minutën e 90-të për shkak të hyrjes së dhunshme në fushë të shikuesve të KF ‘Drita’, eskalimit të trazirave, demolimit të rrethojës, konfrontimit me policinë dhe hyrjes në fushë dhe pengimin e zhvillimit të lojës. Komision i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoj se ekipi  mysafir është shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes, prandaj konform nenit 49 paragrafi 1 të Propozicionit të Garave, lidhur me nenin 58 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF ‘Liria’”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat