Chelsea kap me një dorë titullin e Ligës Premier, Middlesbrough bie një kategori më poshtë

Futboll

Chelsea kap me një dorë titullin e Ligës Premier, Middlesbrough bie një kategori më poshtë

Më: 8 maj 2017 Në ora: 22:59
Festa e Costas pas golit të shënuar

Chelsea ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Middlesbrough me rezultat 3-0, dhe është një hap larg titullit të Ligës Premier, ndërsa mysafirët kanë humbur statusin e skuadrës së Ligës Premier për sezonin e ardhshëm pas kësaj humbje.

Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, duke iu afruar shumë titullit kampion për këtë sezon, pasi “Blutë” e dominuan gjithë ndeshjen dhe fitorja u sigurua thuajse në pjesën e parë, ku i shënuan dy gola.

Serinë e golave e hapi sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia në minutën e 23 pas asistimit të Cesc Fabregas.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes spanjolli tjetër, Marcos Alonso që shënoi pas asistimit të Cesar Azpilicueta në minutën e 34 dhe me këtë pjesë skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të menaxhoj mirë epërsisë ndaj Middlesbrough duke shënuar edhe një gol dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Goli i tretë u shënua nga Nemanja Matic në minutën e 65, pas asistimit të Fabrgas, dhe Blutë siguruan fitoren me rezultat përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka ngritur epërsisë në shtatë pikë ndaj vendit të dytë, Tottenhamit, ndërsa Middlesbrough edhe zyrtarisht bie një kategori më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat