Barça vazhdon në krye të La Ligas pas fitores ndaj Las Palmas

Futboll

Barça vazhdon në krye të La Ligas pas fitores ndaj Las Palmas

Më: 14 maj 2017 Në ora: 22:13
Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 87 pikë, aq sa Real Madridi në vendin e dytë.

Barcelona ka fituar në udhëtim te Las Palmas me rezultat 1-4.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë për katalunasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Neymar në minutën e 25-të pas asistimit nga Luis Sauarez.

Ndërsa Suarez shënoi pas dy minutash pasi u asistua nga Neymar dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Luis Suarez duke festuar golin ndaj Las Palmas. Foto: Getty Images

Goli i nderit për vendasit erdhi në minutën e 63-të nga Pedro Bigas, kurse Neymar shënoi edhe dy herë për të kompletuar het-trikun (67’, 71’).

Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 87 pikë, aq sa Real Madridi në vendin e dytë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak. Kurse Las Palmas renditet në vendin e 14 me 39 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Eibarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat