Barça kërkon 40 mln € për mesfushorin, Inter është i interesuar

Futboll

Barça kërkon 40 mln € për mesfushorin, Inter është i interesuar

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 09:00
Treshja e Barcës

Barcelona ka njoftuar klubet e interesuar për yllin turk Arda Turan se do të jetë në dispozicion në merkato këtë verë. Sipas një raporti të Inter Live, katalanasit i kanë thënë përfaqësuesve të gjigantëve të Serie A se çmimi i turkut ndërkombëtar është 40 milionë euro. Inter janë admirues të mesfushorit, por ata nuk janë klubi i vetëm i interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Atletico Madrid.

Turan, në fakt, është gjithashtu duke u ndjekur nga Galatasaray edhe pse klubi turk nuk ka gjasë të përputhet me tarifën e transferimit të lojtarit. 30-vjeçari ka edhe tre vite në kontratën e tij me katalanasit, por do të largohet pasi nuk preferohet nga trajneri i ri Ernesto Valverde. Turan arriti 13 gola dhe shtatë asiste në 30 paraqitje me klubin e tij këtë sezon para se të merrte një lëndim të rëndë të kyçit në mars, i cili e përjashtoi atë për pjesën tjetër të sezonit. Anësori turk u bashkua me Barcelona-n nga Atetico Madrid për 34 milionë euro në verën e vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat