Ofertë 100 milion euro për Verrattin

Futboll

Ofertë 100 milion euro për Verrattin

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 13:18
Marco Verratti

Një ditë pasi Marco Verratti i PSG-së komunikoi qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi parizien këtë verë, agjenti i futbollistit italian ka në plan të takohet me udhëheqësit “gauls”, me një “bombë” nën krahun e tij. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Donato Di Campli ka marrë pjesë në takimin me Antero Henrique, drejtorin sportiv të PSG-së, me një ofertë prej 100 milionë eurosh për mesfushorin italian. Një ofertë e bërë nga Barcelona, e cila, gjithashtu, ofron një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit për mesfushorin, pa llogaritur bonuset e ndryshme nga rezultatet sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat