FIFA zgjedh Strakoshën në ekipin e javës

Futboll

FIFA zgjedh Strakoshën në ekipin e javës

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 13:51
Thomas Strakosha

Pritjet ndaj Izraelit dhe siguria që i dha katërkëndorit në ndeshjen e fituar nga përfaqësuesja shqiptare me shifrat 3-0, kanë bërë që Thomas Strakosha të marrë vlerësime të shumta. Një nga këto vlerësime është edhe ai nga FIFA, për sa i përket lojës së njohur kompjuterike “FIFA17”.

Thomas Strakosha figuron në ekipin e javës së 39 të sezonit, i cili i përket paraqitjes së futbollistëve në ndeshjet me Kombëtaret dhe ka përfshirë në përzgjedhje emrat më të spikatur të ndeshjeve të kualifikuesve të Botërorit që u zhvilluan këto ditë.

Portieri shqiptar është në stolin e rezervave të këtij ekipi ideal të publikuar nga “EA Sports FIFA”, i cili edhe në të kaluarën ka përzgjedhur portierin shqiptar në këto formacione, por falë paraqitjeve të tija me Lazion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat