Barcelona takohet me Fiorentinën për Bernardeschin

Futboll

Barcelona takohet me Fiorentinën për Bernardeschin

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:36
Federico Bernardeschin

Fiorentina ka filluar bisedimet me Barcelonën për Federico Bernardeschin. 

Pantaleo Corvino dhe drejtori i Blaugranave, Ariedo Braid, janë parë dhe fotografuar në një hotel të Milanit.

Flitet se fillimisht do të folët për Cristian Tellon, por që në bisedime mund të futet edhe Bernardeschi.

Bernardeschi e ka refuzuar rinovimin dhe kontrata e i mbaron në qershor të vitit 2018.

Ai aktualisht është në Kampionatin Evropian me Italinë për 21 vjeçar.

Juventusi dhe Interi janë duke e udhëhequr garën për lojtarin.

Nga jashtë Italisë edhe Bayern Munich dhe Chelsea kanë kërkuar informacione për Bernardeschin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat