Juventusi duhet të zgjedhë mes Costas e Danilos
Juventusi dëshiron të forcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku synimi kryesor do të jetë Liga e Kampionëve, pasi dështoi ta fitojë këtë sezon, duke u mposhtur në finale 4:1 nga Real Madridi.
Pas largimit të Dani Alves, “Zonja e Vjetër” ka një listë të gjatë të emrave për të zëvendësuar brazilianin, ku në mesin e të shumtëve është edhe mbrojtësi i Real Madridit, Danilo.
Por, duke parë interesimin e Juves edhe për anësorin e Bayern Munich, Douglas Costa, atëherë duhet të vendosin mes ylli të Realit e atij klubit gjerman.
Kjo për faktin se në skuadër nuk lejohen shumë lojtarë jo evropian dhe momentalisht Juve mund ta transferojë vetëm edhe një lojtar jo-evropian, çka do të thotë se do të heqë dorë nga Danilo ose Costa.
Për këtë arsye “Zonja e Vjetër” mund ta anashkalojë Danilon për pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe të tentojë ta transferojë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian – për të cilin ka shprehur interesim që një kohë të gjatë.