‘Bomba’ nga Spanja: Reali u mundua të transferoj Messin vitin e kaluar

Futboll

‘Bomba’ nga Spanja: Reali u mundua të transferoj Messin vitin e kaluar

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 19:54
Lionel Messi

Mediat në Spanjë kanë njoftuar sot (e diel) se Real Madridi është përpjekur të nënshkruante me Lionel Messin nga Barcelona vitin e kaluar, por ata u refuzua nga numri 10 për herë të tretë në karrierë.

Sipas Mundo Deportivo, Madridi ka bërë tri përpjekje për të sjellë Messin në klub, në vitet 2011, 2013 dhe verën e kaluar.

Sulmuesi argjentinas sapo ishte dënuar në atë kohë me 21 muaj burg dhe gjobitur për krime tatimore – diçka që e zemëroi atë deri në pikën që ai po konsideronte një largim nga katalunasit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez gjithashtu është incizuar duke thënë se “lojtarët më të mirë në botë duhet gjithmonë të luajnë për ekipin e tij”, me gazetën që ia atribuon këtë kuotë 30-vjeçarit argjentinas.

Megjithatë, ai përfundoi duke qëndruar dhe mendohet të jetë pranë nënshkrimit të një kontrate të re, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë.

Gjithashtu, Messi ka arritur edhe një marrëveshje me prokurorinë spanjolle, ku në vend të mbajtjes së burgut do të paguaj një gjobë të majme së bashku me babanë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat