Verratti e zbulon një strategji të re për t’iu bashkuar Barcelonës

Futboll

Verratti e zbulon një strategji të re për t’iu bashkuar Barcelonës

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 08:40
Lionel Messi/Marco Verratti

Dëshira e Marco Verrattit është transferimi në Barcelonë këtë verë.

Mesfushori italian ëndërron të vesh fanellën e skuadrës katalane, ku cilësohet si një zëvendësim ideal i Xavi Hernadez.

Deri sot, është PSG-ja që ka penguar kalimin e tij në La Liga, duke e mbajtur kundër dëshirës së tij.

Por, 24 vjeçari gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Paris, për t’iu bashkuar stërvitjeve me klubin.

Pas disa javë konfrontimi të drejtpërdrejtë me klubin e tij, Verratti tani dëshiron të ndryshojë strategji, duke e bindur PSG-në me fjalë të mira, shkruan MundoDeportivo, për t’i lejuar kalimin te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat