Juventusi transferon Danilon

Futboll

Juventusi transferon Danilon

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 23:09
Danilo

Mbrojtësi brazilian do të jetë përforcimi i ‘Zonjës së Vjetër’.

Danilo është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi.

Siç shkruan e përditshmja madrilene AS, bardhezinjtë dhe Real Madridi kanë gjetur gjuhën e përbashkët që anësori i djathtë të veshë fanellën e kampionëve të Italisë duke filluar nga sezoni tjetër.

Juventusi do t’i paguajë Realit për kartonin e tij 20 milionë euro, plot 11 milionë euro e gjysmë më pak nga sa Reali i pagoi Portos për ta blerë dy vjet më parë.

Me Danilon Juventusi gjen në këtë mënyrë zëvendësuesin e Dani Alves që sapo zgjidhi kontratën me marrëveshje të dy anshme.

25-vjeçari ka pasur shumë pak hapësira te Reali në këto dy vite dhe është cilësuar si një prej transferimeve më të dobëta që ka bërë presidenti Florentino Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat