Barcelona ka filluar ta humbas durimin ndaj PSG-së për çështjen Marco Verratti.
Është presidenti Nasser Al Khealifi që ka vendosur të bllokojë me çdo kusht transferimin e italianit në Barcelonë.
Kjo ka bërë që trajneri Ernesto Valverede të mendojë një plan ‘B’.
Sipas ‘AS’, Barcelona nëse dështon të transferojë Verrattin, ka gati tri alternativa, Anderr Herreran e Manchester Unitedit, Miralem Pjanicin e Juventusit dhe Christian Eriksenin e Tottenhamit.