FSHF për çështjen e Ismail Morinës

Futboll

FSHF për çështjen e Ismail Morinës

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 17:55
Bastari

Sot në orën 09:30 në lidhje me cështjen e Ismail Morinës, Federata Shqiptare e Futbollit doli në një konferencë për shtyp.  Përpara mediave, duke qartësuar situatën, Drejtori i Administratës së FSHF Denis Bastari, u shpreh: 
"Çështjen e Ismail Morinës, Federata Shqiptare e Futbollit është duke e ndjekur në vazhdimësi dhe me shumë kujdes. Ne si institucion sportiv po ndjekim të gjitha hapat e nevojshme që kjo të ketë një zgjidhje sa më pozitive dhe sa më të shpejtë, por sigurisht çdo gjë ka nevojë për hapat e nevojshme ligjorë, të cilat ne do ti ndjekim. Siç është përmendur në kanalet tona informative zyrtare, Presidenti Duka është në komunikim të vazhdueshëm me Kryeministrin e vendit z.Edi Rama, i cili gjithashtu ka kontakuar me homologun e tij kroat.

FSHF-ja ka qënë në kontakt me familjarët e Ismail Morinës, avokatin e tij dhe vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër. Kryeministri i vendit tonë ka garantuar Presidentin Duka që është duke bërë përpjekjet maksimale nëpërmjet qeverisë së tij dhe vetë personalisht, që kjo të përfundojë sa më shpejtë dhe z.Ismail Morina te lirohet sa më shpejtë. Nga dita e djeshme ne kemi dërguar një person të specializuar i cili është në kontakt me avokatin e z.Morina, me familjarët e tij dhe gjithashtu me persona të tjerë të sektorit juridik të shtetit kroat. Ne presim të marrim informacione të reja dhe gjithcka do të bëhet publike nga FSHF"- përfundoi fjalën e tij drejtori Bastari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat