Neymar në PSG: UEFA me komunikatë zyrtare

Futboll

Neymar në PSG: UEFA me komunikatë zyrtare

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:25
Neymar

UEFA ka reaguar pas lajmeve që Neymar do të transferohet nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro.

Drejtuesit e UEFA-s ia kanë bërë të qartë PSG-së se duhet të ndjek rregullat e Fair Palyt Financiar dhe kanë treguar se këtë transferim do ta përcjellin në detaje.

“Transferimi i Neymarit në PSG mund të ketë efekt financiar në sezonet e ardhshme, megjithatë një transferim i tillë nuk mund të gjykohet para se të ndodh, sepse PSG mund të shes disa lojtarë të rëndësishëm”, thuhet fillimisht në njoftimin e UEFA-s.

“Të gjitha klubet në Evropë duhet të respektojnë rregullat e Fair Palyt Financiar. UEFA do të shikojë nga afër këtë transferim, për t’u siguruar se PSG ka respektuar rregullat”.

Lojtarët që pritet të largohen nga PSG gjatë kësaj vere për të ndjekur rregullat e Fair Playt janë Angel Di Maria, Serge Aurier dhe Blasie Matudi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat