Formacionet zyrtare: ‘El Clasico’, një fillim ëndrrash i sezonit të ri

Futboll

Formacionet zyrtare: ‘El Clasico’, një fillim ëndrrash i sezonit të ri

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 21:03
Real Madridi e fitoi titullin e 33-të të La Ligas në sezonin e kaluar

Barcelona është nikoqir i Real Madridit për ta zhvilluar ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës para tifozëve në Camp Nou.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane kanë nxjerrë në fushë lojtarët, të cilëve u besojnë më së shumti për këtë duel, i cili pritet me dëshirë të madhe nga tifozët e futbollit.

Superkupa e Spanjës është një përballje që zhvillohet me dy ndeshje, në sistemin vendas dhe mysafir, që zhvillohet ndërmjet kampionit të La Ligas (në këtë rast Real Madridit) dhe fituesit të Kupës së Mbretit (gjegjësisht Barcelonës). Këtë vit, ndeshja e parë zhvillohet sot (13 gusht) në Camp Nou, kurse sfida kthyese luhet të mërkurën (16 gusht) në Santiago Bernabeu. Për herë të fundit një ‘El Clasico’ për Superkupë u zhvillua në vitin 2012. Asokohe fitues u shpallën Mbretërit falë golit si mysafir.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Vidal, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Iniesta, Rakitic; Messi, Suarez, Deulofeu.

Banka rezervë e Barcelonës: Cillessen, Semedo, Denis, Mascherano, Alcacer, Digne, Roberto.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro; Kroos, Kovacic; Isco; Bale, Benzema.

Banka rezervë e Real Madridit: K Casilla, Nacho, Ronaldo, Theo, Lucas V., Asensio, Ceballos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat