Paulinho transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Barcelonës

Futboll

Paulinho transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Barcelonës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 17:03
Paulinho

Të enjten Barcelona do ta prezantojë të enjten Paulinhon si transferimin më të ri të klubit.

Barcelona ka paguar hiq më pak se 40 milionë euro për transferimin e brazilianit që kishte dështuar më parë në Evropë te Tottenhami.

Por shifra e paguar për Paulinhon është e katërta më e lartë në histori të klubit.

Barcelona ka paguar më shumë vetëm për Zlatan Ibrahimovic, Neymar dhe Luis Suarez.

Barcelona këtë sezone ka humbur Neymarin që ka kaluar te PSG për 222 milionë euro dhe këto para pritet t’i investojë edhe në tjera blerje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat