Diego Costa sulmon sërish Chelsin, tregon ekipin e tij të ardhshëm

Futboll

Diego Costa sulmon sërish Chelsin, tregon ekipin e tij të ardhshëm

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 13:51
Diego Costa

Diego Costa nuk dëshiron të rikthehet në Chelsea.

Përkundër ftesës nga skuadra kampione e Premierligës që të paraqitet në stërvitje, sulmuesi ka thënë se dëshiron të transferohet te ish ekipi i tij, Atletico Madrid.

“Destinacioni im tashmë është vendosur. Më duhet të kthehem në Atletico Madrid”, deklaroi Costa në një komunikatë.

“Chelsea nuk dëshiron të më lirojë. Por, besoj se kjo situatë do të zgjidhet pas rikthimit tim në Spanjë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat