PSG reagon kundër Barcelonës

Futboll

PSG reagon kundër Barcelonës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 23:18
Neymar

Barcelona ka paditur sot Neymarin, duke ia kërkuar 8.5 milionë euro. Tani ka ardhur edhe reagimi i PSG-së, që ka lëshuar një njoftim për shtyp.

“PSG është i befasuar nga vendimi i Barcelonës për fillimin e procedurave ligjore në Spanjë kundër ish-lojtarit të saj, Neymar”, shkruan mes tjerash PSG.

“PSG përsëritë që Neymar i ka respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi”.

Barca kërkon dëmshpërblim nga Neymar, për shkak të prishjes së kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat