Milani fitoi edhe në Shkup! Shkëndija përfundoi aventurën evropiane

Futboll

Milani fitoi edhe në Shkup! Shkëndija përfundoi aventurën evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2017 Në ora: 22:36
Milani - Shkendija

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga garat evropiane. Tetovarët pësuan humbje edhe në ballafaqimin e kthimit me rezultat 1:0 nga shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Telekom" në Shkup.

Skuadra shqiptare takimin e parë e kishte humbur me 6:0 në San Siro dhe me rezultat të përgjithshëm 7:0 i japin lamtumirë aventurës evropiane. Milani ka qenë më i mirë, në fakt edhe përvoja e madhe e bëri të veten dhe me plot meritë janë në fazën e grupeve.

Në anën tjetër, Shkëndija është hera e dytë që ishin në play-off, por nuk ia dolën të kalojnë të ashtuquajturën pengesë të madhe. Në një atmosferë të mirë në Shkup, u zhvillua lojë mjaft e mirë, kurse Milani siguroi fitoren me golin që shënoi Cutrone pas asistimit të Locatellit në minutën e 13-të. MIlani avancon përpara, Shkëndija eliminohet.

Shkëndija - Milan 0:1

Stadiumi "Telekom" në Shkup.

Gjyqtar: I. Kovasc (RUmania).

Shënues: Cutrone (13').

Kartonat e verdhë: Romagnoli, Zapata.

Shkëndija: Zahov, Bejtullai, Teqja, Cuculi, Todorovski (Murati 79'), Alimi, Totre (Fazlakiq 88'), Çelikoviç, Ibraimi, Hasani dhe Radeski (Abdurrahimi 73').

Milan: Storari, Zapata, Bonucci, Romagnoli (Abate 46'), Calabria,  Mauri, Locatelli (Gabbia 73'), Zanellato, Antonelli, Cutrone (Suso 58') dhe Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat