Vardari triumfon përsëri ndaj Fenerbahçe-s

Futboll

Vardari triumfon përsëri ndaj Fenerbahçe-s

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 23:01
Vardar festa

Ekipi Fenerbahçe-s pas humbjes me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur për fazën play off të Ligës së Evropës në Shkup të Maqedonisë, i jep lamtumirën kampionatit duke humbur me rezultatin 2-1 edhe në ndeshjen e kthimit përballë ekipit nga Maqedonia, Vardar, ndeshje e cila është zhvilluar në stadiumin Ülker në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë pavarësisht mundësive për gola ka përfunduar pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi i Fenerbahçe-s ka kaluar në avantazh me rezultatin 1-0 me golin e shënuar në minutën 61-të nga Neustaedter.

Rezultati mes dy e ekipeve është barazuar 1-1 në minutën 68-të me golin e shënuar nga futbollisti Jigauri i ekipit Vardar.

Ndërsa në minutën 90+2 të ndeshjes futbollisti Nikola Gligorov i ekipit të Vardarit ka shënuar golin duke kaluar në avantazh ekipin e tij me rezultatin 2-1.

Ekipi Fenerbahçe-s i cili në ndeshjen e parë ka humbur me rezultatin 2-0 përballë ekipit Vardar, duke humbur edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 i ka dhënë lamtumirën Ligës Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat