Ja kur bëhet zyrtare kalimi i Dembeles në Barcelonë

Futboll

Ja kur bëhet zyrtare kalimi i Dembeles në Barcelonë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 06:54
Ousmane Dembele

Barcelona dhe Dortmundi kanë vazhduar edhe një takim të tyre në orët e vona të mesnatës të premten për transferimin e Ousmane Dembele në Barcelonë.

Dembele në Barcelonë është bërë realitet.

Klubi katallan është takuar të enjten në mbrëmje me klubin gjerman në Monaco, ku është mbajtur shorti i Ligës së Kampionëve ku edhe është arritur akordi për kalim të Dembeles të gjiganti katalunas.

Takimi ka zgjatur deri në orët e para të ditës së premte dhe sipas gazetës Marca çmimi është 104 milion euro plus 45 milion të tjera bonuse.

Po ashtu Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin që përfaqësohet nga familja e tij e të cilët kanë filluar festën për kalimin e lojtarit të katalunasit.

Dembele pritet që të ateroi sot në Barcelonë dhe të bëhet zyrtarisht lojtarë i këtij ekipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat