Batatina nuk ndjen presion nga sfida e sotme

Futboll

Batatina nuk ndjen presion nga sfida e sotme

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:06
Tahir Batatina

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva,  Tahir Batatina, është i bindur se do të dalin me rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë nga Pozhorani, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit. Ai beson në shpirtin luftarakë të lojtarëve të tij dhe njëkohësisht edhe në cilësi. “Ne do të shkojmë të qetë dhe pa presion, duke e ditur që presioni kalon mbi skuadrën vendase dhe ne do ta aplikojmë lojën tonë e të qetë, duke iu qasur taktikës tonë të lojës, si dhe duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin”, tha Batatina.

Ai tha se janë të kompletuar për këtë takim: “Jemi komplet dhe nuk kemi mungesa. Ashtu si kam planifikuar, ashtu do të paraqitem. Si përparësi e kemi lojën kolektive”.  Te dyja skuadrat besojnë në rezultat pozitiv, përderisa Vllaznia e nisi me humbje, llapjanët kishin mundur me 1:0 Drenicën nga Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat