St. Galleni në çastet fundi i ikë fitorja nga duart, kur mysafirët barazuan. St. Gallen u nda baras 2:2 me Young Boysin. Futbollisti shqiptar Gjelbrim Taipi u paraqit nga minuta e 7-të apo plot 83 minuta dha kontributin e tij në fanellën e St. Gallenit, e cila ka qenë e pafat për të dalë me tri pikë. Aratore në minutën e 37-të e 46-të shënoi për St. Gallenin dhe Nsame (25’) e Kasim (90+1) për Young Boysin. Taipi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88-të, kurse skuadra e tij tani renditet në vendin e pestë me 8 pikë.