Barcelona arsyeton mos transferimin e Coutinhos

Futboll

Barcelona arsyeton mos transferimin e Coutinhos

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 13:28
Robert Fernandez

Philippe Coutinho ka mbetur në radhët e skuadrës angleze të Liverpoolit.

Kjo e fundit ka kërkuar prej klubeve të interesuara hiq më pak se 200 milionë euro.

Kështu së paku thotë zyrtari i lartë i klubit të Barcelonës, i cili ishte përgjegjës kryesor për blerjen e lojtarëve, Robert Fernandez.

Ai ka pohuar se anglezët e kërkuan shumën e lartcekur dhe kjo ka bërë që katalonasit të tërhiqen pasi që nuk kanë dashur të rrezikojmë të ardhmen e klubit.

“Liverpooli na ka kërkuar 200 milionë euro dhe për këtë arsye kemi vendosur të tërhiqemi. Askush në klub, por as presidenti nuk dëshiron ta rrezikojë të ardhmen e klubit”, ka thënë ndër të tjerash në një konferencë për shtyp Fernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat