Si mund të gjejmë vullnetin dhe mundësitë për forcimin e brezit të ri të futbollistëve tek ne?

Futboll

Si mund të gjejmë vullnetin dhe mundësitë për forcimin e brezit të ri të futbollistëve tek ne?

Nga: Abaz Kosumi Më: 7 shtator 2017 Në ora: 13:03
Abaz Kosumi

Debate

Si mund të gjejmë vullnetin dhe mundësitë për forcimin e brezit të ri të futbollistëve tek ne? Mundësitë sigurisht ekzistojnë, por ne duhet me pas edhe vullnetin. Për këtë mund të marrim si shembull Islandën. “Një shtet më i varfër i cikli ka arritur sot të bëhet shteti më i pasur në botë, në futboll”. Islanda shteti që kishte gjashtë fusha të futbollit para 14 vjetësh. Vendi me 320 mijë banorë, që nga të varfër u bënë milionerë. Në vitin 2002, në Islandë luhej futboll vetëm katër muaj në vit, për shkak të kushteve të këqija meteorologjike dhe faktit që ishin gjithsej vetëm gjashtë fusha, njëra prej të cilave e mbyllur.

Po atë vit, renditeshin të 131-ët në renditjen e FIFA-s. Qeveria dhe federata vendosën të investojnë masivisht, duke bërë që sot të kenë plotë 178 fusha futbolli dhe shumica e lojtarëve që aktivizohen me ekipin kombëtar të kenë dalë pikërisht nga kampionati vendorë. Pas një programi të mirëdetajuar në këtë sport, sot kanë një brez futbollistësh që po shkëlqen në Evropë së bashku me trajnerin e tyre Heimir Halgrimson, bashkëngjiten një ekspert si Lars Lagerbak, për të rritur eksperiencën. Kjo ishte pjesëmarrja e parë në një kampionat evropian (Euro 2016), ndërkohë që pozicionohen tani në vend të 20-të të renditjes së përgjithshme të FIFA-s, por me premisa për t’u përmirësuar ndjeshëm. Popullsia? Islanda është një vend me vetëm 320 mijë banorë. Për kuriozitet, një nga 33 zonat e Londër e quajtur Barnet, ka po aq banorë sa edhe shteti që i eliminoi në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian. Por, ndryshimi i dendësisë është i pabesueshëm.

Ndërkohë në Barnet jetojnë 3634 banorë për kilometër katrorë, Islanda ka 3.6 banorë për kilometër katrorë. Ekonomia? Një shtet islandez ka të ardhura mesatare 54,8 mijë dollarësh në vit, çka tregon nivelin e lartë të jetesës. Por ajo që e bën më të bukur historinë e tyre, është fakti që në shekullin e 20-të kanë qenë vendi i dytë më i varfër në kontinent. Politikat e duhura për investimin e madh në resurse natyrore, solli një rritje të ndjeshme të ekonomisë.  31 për qind e të ardhurave vijnë nga eksportimi i aluminit, 38 për qind nga eksportimi i produkteve të peshkut, 4.5 për qind nga ndërtimi i pajisjeve për avionë dhe 2.2 për qind për prodhimin e ilaçeve. Mbetet që të gjithë ne të angazhohemi në krijimin e një brezi të fortë futbollistësh në Republikën e Kosovës. Jo vetëm për t’u bërë milioner, por që të krijojmë gjenerata të reja të shëndosha, që do të na përfaqësojnë në mënyrën me të drejtë para botës.

Autori është trajner i mirënjohur i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat