Shkupi la me gishta në gojë Sileksin

Futboll

Shkupi la me gishta në gojë Sileksin

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:26
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare Shkupi u kthye me tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Sileksin nga Kratova.

Shkupi bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, ku ishte edhe fitorja e dytë në edicionin e sivjetshëm pas një barazimit e dy humbje në Superligën e Maqedonisë. Stojkovski në minutën e 45-të realizoi për fitoren e madhe, njëkohësisht Shkupi ngjitet në vend të pestë me 7 pikë, ndërsa Sileksi është një vend më poshtë me 6 sosh. shkupjanet lanë me gishta në gojë Sileksin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat