Lajm i keq për Rooneyn

Futboll

Lajm i keq për Rooneyn

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:36
Wayne Rooney

Sulmuesit të Evertonit, Wayne Rooney, i është pezulluar me dy vjet ngasja e automjetit dhe është dënuar me 12 muaj punë në komunitet, pasi e ka pranuar në gjykatë se e ka vozitur automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë në futboll u deklarua i fajshëm sot në gjykatë. Rooney, i cili pret të dënohet me dy paga javore nga klubi i tij, duhet t’i kryejë 100 orë punë pa pagesë si pjesë e dënimit për punë në komunitet.

Pezullimi për ngasje i Rooney do të zvogëlohet për 24 javë nëse ai merr pjesë në një kurs special për vozitje deri kah 2 shkurti 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat