Liria mezi e mundi Drenicën

Futboll

Liria mezi e mundi Drenicën

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:20
Pamje nga ndeshja e sotme

Liria nga Prizreni ka fituar tri pikë shumë të vështira, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit. Prizrenasit para shikuesve të vet triumfuan me rezultat 1:0 në ballafaqim me Drenicën nga Skenderaj. Në minutën e 40-të,  Zenel Gavazaj me dinakërinë e tij nga afërsia tundi portën e mysafirëve dhe siguroi fitoren e skuadrës me renome.

Duhet theksuar se ndeshja ka qenë e nivelit mesatar e me disa raste shënimi, ku duhet veçuar në minutën e 37-të, Taulant Dajaku del vetëm me portierin Edvan Bakaj, në tentim për ta parabollur, e dërgon topin mbi portë. Drenica renditet në vend të dhjetë me 7 pikë, kurse Liria aktualisht ngjitet në vend të pestë me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat