‘Skifterat’ kanë një porosi të keqe për Dritën

Futboll

‘Skifterat’ kanë një porosi të keqe për Dritën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:46
‘Skifterat’ kanë një porosi të keqe për Dritën

Drita – Gjilani, është derbi më i madh në vendin tonë dhe pritet me kureshtje të jashtëzakonshme jo vetëm në qytetin e Gjilanit. Te dyja skuadrat mëtojnë pikë dhe aq me tepër që kanë nga 10 pikë në renditjen e klasifikimit të elitës së futbollit, duke e ndarë vendin e tretë dhe të katërt. Tifozët “Skifterat” kanë një porosi të keqe për Dritën.

“SKIFTERA , nesër takohemi ne TiffoClub prej orës 12:00 për të filluar festën, pastaj bashkërisht vazhdojmë për gjueti endacakesh”, shkruan në faqen e “Skifterat Gjilani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat