Pezullohet Barcelona-Las Palmas? Katalanasit rrezikojnë të penalizohen me 3 pikë

Futboll

Pezullohet Barcelona-Las Palmas? Katalanasit rrezikojnë të penalizohen me 3 pikë

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 15:32
Pamje nga ndërhyrja e policisë

Ndeshja mes Barcelona-s dhe Las Palma-s, e programuar të luhej sot në orën 16:15, nuk do të luhet për shkak të rrëmujave të krijuara në qytet gjatë votimi për pavarësinë e Katalonjës. Klubi ishte siguruar nga autoritetet se ndeshja do të zhvillohej në kushte normale, por bordi i Barçës ka vendosur që takimi të mos luhet, pavarësisht kundërshtimit të La Liga-s. Vendimi për të mos e zhvilluar ndeshjen mund t’i kushtojë 3 pikë katalanasve në kampionat.

Nëse Barcelona do t’i qëndrojë vendimit për të mos e zhvilluar ndeshjen pa miratimin e drejtuesve të La Liga-s, katalanasit do të jenë të detyruar të pranojnë humbjen 3-0 në tavolinë.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës është cilësuar i jashtëligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës dhe policia po mundohet të ndalojë ata qytetarë që duan të votojnë. Sipas shtypit spanjoll, 38 njerëz janë plagosur në përleshjet e zhvilluara me forcat e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat