Barcelona fiton edhe pa shikues

Futboll

Barcelona fiton edhe pa shikues

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:04
Lojtarët e Barcelonës

Barcelona në shtatë ndeshje ka po aq fitore në Spanjë. Katalunasit luajtën pa shikues në Camp Nou dhe e mposhtën me rezultat 3:0 Las Palmasin, në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit. Shikuesit nuk u lejuan të futen në stadium për shkak të frikës nga ndonjë trazirë, ngase sot u mbajt edhe referendumi në Kataluni. Megjithatë, Barcelona tregoi lojën e saj dhe nuk e fali Las Palmasin. Lideri triumfoi me golat e Busquets në minutën e 49-të dhe Messit në atë të 70-tën e 77-tën. Lionel Messi udhëheq listën e shënuesve me 11 gola. Barcelona kryeson me 21 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat