Arroganca, jo profesionalizmi dhe skandalet e Federatës Shqiptare të Futbollit ndodhin në çdo aspekt. E radhës ka qenë sot me konferencat e përditshme për mediat.
Paraditen e sotme, zyra për shtyp ka bërë një njoftim për mediat duke bërë me dije se Ergys Kaçe dhe Taulant Xhaka do të dilnin ne konferencë për mediat.
Mirëpo, pa bërë asnjë komunikim tjetër, pa dhënë asnjë shpjegim zyra për shtyp e federatës ndërron futbollistët. Së pari duke u treguar aspak seriozë me mediat, së dyti me lojtarët e njoftuar fillimisht dhe së treti me dy futbollistët që dolën me moment të fundit para mediave.