Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, me lojë të mirë e me rezultat 3:1 e mposhti ekipin maqedon, Rabotniçkin nga Shkupi, në ndeshjen e javës së dhjetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Futbollistët Argjent Gafuri (6’) e Valmir Nafiu (57’-nga penalltia e 90+4’) shënuan për fitoren e madhe të Renovës. Golin ngushëllues mysafirët e shënuan në minutën e 72-të përmes Markoskit. Renova ngjitet në vend të shtatë me 10 pikë. Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi pati një ditë të keqe, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Akademija Pandev. Shkupi është në vend t[ë gjashtë me 12 pikë.
Liga e Maqedonisë
Renova-Rabotniçki 3:1
Vardari-Shkëndija 4:2
Skopje-Sileksi 1:1
A.Pandev-Shkupi 0:2
Pelisteri-Pobeda 2:1
Tabela
1. Shkëndija 10 8 1 1 25
2. Vardari 8 6 1 1 19
3. Akademija Pandev 9 5 2 2 17
4. Sileksi 10 4 2 4 14
5. Pelisteri 10 3 3 4 12
6. Shkupi 10 3 3 4 12
7. Renova 10 2 4 4 10
8. Pobeda 10 2 3 5 9
9. Rabotniçki 9 1 4 4 7
10. Skopje 10 0 5 5 5