Historia e suksesit të Strakoshës: “E morën sepse është shqiptar si Tare”

Futboll

Historia e suksesit të Strakoshës: “E morën sepse është shqiptar si Tare”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:20
Të gjithë duan të festojnë me heroin

Mjaftoi një bisedë mes Igli Tares dhe Foto Strakoshës dhe drejtori sportiv i Lazios të shkonte në Greqi të ndiqte Thomasin.

Simone Inzaghi e njihte mirë, pasi bashkë fituan me të rinjtë, por nderin ia bëri Etrit Berisha.

Quhet Thomas, si një nga djemtë e Gianluigi Buffonit dhe mund të jetë në fakt. I i lindur në vitin 1995, viti kur Super Gigi mori  (tepër i ri në moshë) portën e Parmës, dhe për të gjithë ishte SuperMan. Thomas Strakosha është antidivi, atij që i pëlqen të qëndrojë në hije. Me Inzagin ka fituar dhe bindshëm kampionatin Primavera dhe në fund, të dy u përqafuan, në “Juventus Stadium”.

Image
Përqafimi i tre pikëve

Sa e çuditshme jeta: ishte në huazim te Salernitana, ka qëndruar në pankinë përpara se të kthehej në Romë. Pak orë na fundi i tregut të transferimeve së verës u gjet një hap larg Cardiffit (Championship anglez).  Lotito dhe Tare e bllokuan pikërisht, ndërsa Berisha firmoste me Atalantën.

Dikush e klasifikoi menjëherë “portier i vogël”. Disa gabime më shumë seç duhet, ndërsa ai ëndërronte Ligën Premier (kampionati ku të rinjtë luajnë, nuk presin në pankinë) dhe ndërsa Lazio i jepte mundësinë, në Itali flitej vetëm për Gianluigi Donnarumma dhe mrekullitë e tij. Dhe pikërisht ndaj Milanit debutoi në Serinë A Thomasi, i zbuluar falë punës dhe miqësisë së Igli Tares me Foto Strakoshën. Luante te Panioniosi, në Greqi dhe Lazio pagoi vetëm 75 mijë euro. “E morën sepse është shqiptar si Tare”, thuhej në Formelo (qendra stërvitore e klubit italian).

I grumbulluar nga Gianni De Biasi, me kombëtaren e madhe shqiptare debutoi, pikërisht ndaj Bufonit dhe shokëve të tij, kualifikueset e Botërorit (në Palermo).

Gjithçka nën gjurmët e të atit, ish-portier për 15 vjet dhe një ndër themelet e kombëtares. Referimi i tij, që nga ai pretendon shumë, dhe nga i cili ka marrë seriozitetin dhe aplikimin.

Image
Festa e madhe pas penalltisë së pritur

Në Itali u rrit nën dijet dhe këshillat e Grixhionit, përgatitësi historik dhe legjendar i portierëve bardhekaltër, që nuk pati vështirësi ta vendoste në rrugën e duhur. Në fillim as nuk kërkonte shtëpi, por vendosi të qëndrojë në Formelo për të fjetur. Dhe, përveç shakave që bën, dëgjon muzikë dhe me kufje e sheh gjithë kohën, teksa shokët e admirojnë. Në kokën e tij, vetëm futbolli.

Mjafton të shohësh profilin në Instagram për ta kuptuar dhe të dëgjosh intervistën e tij të parë: “Nisa herët, që kur isha 4-vjeç. Kam interpretuar gjithmonë rolin e portierit, më josh përgjegjësia: mund të jesh vendimtar pozitivisht apo negativisht dhe kjo më shtytë”.

Image
Dëshpërimi i Dybalas
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat