Zhdrella shtang Vllazninë e Pozheranit

Futboll

Zhdrella shtang Vllazninë e Pozheranit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2017 Në ora: 14:55
KF Llapi

Mesfushori më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, është hero i fitores së Llapit me rezultat 4:1 kundër Vllaznisë nga Pozherani, në ndeshjen e javës së 13-të të elitës së futbollit. Zhdrella ka qenë kreator i fitores me dy golat e tij, i ndihmuar edhe nga i riu Mirlind Daku. Pozheranasit ishin në epërsi në periudhën e parë të lojës me golin e Festim Alidemës në minutën e 12-të. Në pjesën e dytë djelmoshat e kryetrajnerit Tahir Batatina u këndellen dhe përmbysën epërsinë e rivalit: Mentor Zhdrella barazoi 1:1 në minutën e 72-të.

Pas nëntë minutave (81’), Zhdrella nga rreth 26-27 metra kalon në epërsi llapjanët dhe Mirlind Daku e Valon Zeqiri vulosën fitoren në 4:1 pikërisht në minutën e 87-të e 90+5’.  Dy golat e Zhdrellës e shtangu Vllazninë e cila mban vendin e fundit me 5 pikë, kurse Llapi është lideri me 26 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat