Tre mbrojtës në radarin e Barcelonës

Futboll

Tre mbrojtës në radarin e Barcelonës

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 08:59
Milan Skriniar

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror për të përforcuar repartin mbrojtës.

Mediat spanjolle raportojnë se tashmë kataluansit kanë identifikuar tre mbrojtës të nivelit të lartë. 

Milan Skriniar i Interit, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Dayot Upamecano i Leipzigut janë tre mbrojtësit të cilët po përcillen nga katalunasit.

Sipas Mundo Deportivo, ekipi i Ernesto Valverdes do të largojë dyshen e mbrojtjes, Thomas Vermaelen dhe Javier Mascherano, në janar ose në fund të sezonit.

Ata dëshirojnë të shtojnë konkurrencën në këtë repart, ku dyshen e mbrojtjes e përbëjnë Gerard Pique dhe Samuel Umtiti, transmeton kp.

Për transferimin e ndonjërit nga këta mbrojtës, ekipi spanjoll do të duhet të paguajë shuma të larta parash, pasi ata janë në formë fantastike në këtë sezon, dhe ekipet e tyre kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë lehtë prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat