Barcelona barazon rekordin për startin më të mirë në La Liga

Futboll

Barcelona barazon rekordin për startin më të mirë në La Liga

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 09:29
Barcelona

Se Barcelona po kalon nëpër një formë fantastike, më së miri e tregojnë edhe statistikat – 11 ndeshje, 31 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Në xhiron e 11’të, të besuarit e Ernesto Valverdes e mposhtën 2:1 në shtëpi Sevillan, për t’u shkëputur në 11 pikë nga Real Madridi.

11 ndeshje, 31 pikë – Barça ka barazuar rekordin për startin më të mirë ndonjëherë në La Liga.

Barça kishte arritur të njëjtat pikë në po kaq ndeshje edhe në sezonet 2012/13 dhe 2013/14 dhe Valverdes tani i duhet një fitore që të thyejë këtë rekord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat