Juventusi me ofertë sensacionale për Coutinhon, larg asaj të Barçës

Futboll

Juventusi me ofertë sensacionale për Coutinhon, larg asaj të Barçës

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 21:31
Coutinho është në formë të lart që nga transferimi i tij te Reds (Getty Images)

Klubi i madh italian, Juventusi po luan në mënyrë të bujshme në betejën për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Interesimi intensiv nga Barcelona, PSG-ja dhe Real Madridi përpara hapjes së tregut kalimtar të janarit për Coutinhon ka arritur kulmin.

Por, këto skuadra të mëdha tani kanë një rival tjetër të fortë, me Juventusin që tani është duke i ofruar brazilianit një kthim në Itali, në kampionatin Serie A.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Zonja e Vjetër duan të kenë ish-mesfushorin e Interit në Serie A dhe janë të gatshëm të kalojnë të gjithë rivalët e për yllin e Brazilit.

Më pak se 18 muaj pasi kanë paguar mbi 90 milionë për transferimin e argjentinasit Gonzalo Higuain nga Napoli, Juve tani janë duke përgatitur një ofertë të frikshme për Coutinhon.

Kampionët aktual të Serie A janë të përgatitur të paguajnë plot 175 milionë euro për të bindur Liverpoolin që të shesë brazilianin kreativ.

Juve njohin nevojat e tyre për të rinovuar mesfushën e tyre dhe janë të përgatitur për të ndërtuar sistemin e tyre rreth Coutinhos.

Oferta është shumë më e lartë se ajo që Barça është e gatshme të ofrojë – një propozim prej 140 milionë euro, megjithëse 80 milionë janë fikse dhe pjesa tjetër e varet nga shpërblimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat