Në Gjakovë nuk ka fitues

Futboll

Në Gjakovë nuk ka fitues

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja mes Vëllaznimit nga Gjakova dhe Gjilanit përfundoi pa gola (0:0), e cila u luajt në një fushë të rrëshqitshme, për shkak të reshjeve të shiut. Te dyja skuadrat patën rastet e tyre, por që duhet veçuar në minutën e 21-të, kur Gëzim Rusi nga afërsia i vetmuar nuk e mposhti portierin gjakovarë, Altik Munaxhiri. Katër minuta pa përfunduar takimi, Armend Thaçi, futet nga e djathta në 16-metërsh, gjuan nga afërsia topi përfundon në shtyllë dhe largohet nga mbrojtësi Ilir Syla. Gjilani kthehet me një pikë dhe aktualisht renditet në vend të tretë me 24 pikë, kurse Vëllaznimi ngjitet në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat