De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë: Nuk dija as si të festoja

Futboll

De Sciglio shënoi golin e parë në karrierë: Nuk dija as si të festoja

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 08:47
Juventus

Mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, ka thënë se nuk dinte as si të festonte, pasi e shënoi golin e tij të parë në karrierë.

Në ndeshjen e tij të 173-të karrierë, me klube dhe me përfaqësuesen, italian dërgoi një goditje të nga jashtë zone për ta realizuar golin e dytë të Bianconerëve në fitoren prej 3-0 kundër Crotones.

“Shënimi i atij goli ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe madje nuk e dija as si të festoja”.

“Të gjithë bashkëlojtarët vrapuan drejt meje, duke e përfshirë edhe Gigi Buffonin, i cili vrapoi gjatë në fushë për të më përqafuar”.

“Ishte një moment emocionues, mirëpo prezenca e Buffonit aty e bëri akoma më të mirë. Një mbrëmje e mrekullueshme”.

“Ata më thanë po ashtu se duhej t’ia paguaja darkën gjithë skuadrës!”, ka treguar De Sciglio për Sky Sport Italia.

De Sciglio u largua nga Milani gjatë verës, pasi vazhdimisht kritikohej nga tifozët për mungesë vendosmërie dhe përkushtimi.

Me fitoren ndaj Crotones, Juventusi iu kthye fitores në Serie A, pas humbjes së papritur nga Sampdoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat