Skënderbeu konfirmon mungesën

Futboll

Skënderbeu konfirmon mungesën

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:50
Skënderbeu konfirmon mungesën

Ekipi i Skënderbeut nga Korça ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së enjtes, që do të zhvillojë në Europa Ligë, ndaj Jang Bojs. Ndryshe nga transfertat e tjera, stafi teknik ka preferuar që stërvitjen e fundit para ndeshjes, ta zhvillojë në Shqipëri, dhe më pas të udhëtojë drejt tokës zvicerane.

Daja nuk do të ketë në dispozicion Ali Soue për këtë ndeshje, si pasojë e tërheqjes muskulare. Gjithashtu, edhe Nespor e Dita janë mungesa të konfirmuara për Skënderbeun. Mungesave i shtohet edhe ajo e Xhejms Adeniji. Sulmuesi i vetëm i përfshirë në listën e korçarëve, nuk është pajisur me vizë, dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me ekipin. Drejtuesit e klubit kanë bërë çmos për zgjidhjen e situatës, por deri më tani kanë hasur me refuzimin e ambasadës pasi jo të gjitha shtetet ‘Shengen’ kanë dhënë aprovimin për dhënien e vizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat