Dreshaj: Pritet luftë e fortë për dy vendet e para!

Futboll

Dreshaj: Pritet luftë e fortë për dy vendet e para!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:04
Alban Dreshaj gjatë një aksioni

Onix nga Banja e Pejës pretendon të ngjitet në shoqërinë e më të mirëve në futbollin e Kosovës. Njohësit e kësaj loje më të popullarizuar në botë, duke e parë organizimin e KF Onix-it, e shohin si konkurrent të denjë në luftë për dy vendet e para në Ligën e Parë. Onix zuri vendin e katërt me 30 pikë gjatë vjeshtës, ka nëntë me pak se kampioni vjeshtor KEK-u, katër se i dyti Vushtrria dhe se Ballkani që mban pozitën e tretë.

Mesfushori i Onix-it, Alban Dreshaj, tha se nuk janë befasi e këtij edicioni, sipas tij kanë një numër të futbollistëve në kolektivin e tyre, që një periudhë kishin luajtur në disa skuadra të elitës. “Nuk mendoj se Onix ka qenë befasi, pasi që në skuadër kemi shumë lojtarë që kanë luajtur në Ligën e Parë dhe në Superligë, si Qëndrim Jahaj, Valmir Hajrizaj, Besnik Morina, Adnan Maxharraj, Granit Ademaj, e shumë të tjerë”, thotë Dreshaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Onix është 4 pikë larg Vushtrrisë dhe Ballkanit, si dhe 9-të nga lideri KEK-u, a mendoni se në pranverë do të jeni në dy vendet e para? “Tashti për dy vendet e para do të jetë shumë luftë e fortë, por mendoj që do ta japim maksimumin dhe do të presim nga kryesia që të ndërmarrë ndonjë hap me ndonjë përforcim.

Nuk mendoj se është e pamundshme të jemi në dy vendet e para”, tha ai. Futbollisti konsideron disa nga skuadrat që do të luftojnë për dy vendet e para, që shpien direkt në elitë? “Mendoj se Vushtrria dhe KEK-u janë dy ekipe shumë të forta, që kanë shumë lojtarë me kualitet”, thotë Dreshaj. Sipas tij, skuadra e Onixit u veçua...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat