Zidane ‘ngacmon’ Barcën: Me padurim po e presim këtë përballje!

Futboll

Zidane ‘ngacmon’ Barcën: Me padurim po e presim këtë përballje!

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:22
Zinedine Zidane

Real Madridi është gati për një performance të mirë ndaj Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’.

Trajneri i ‘Loc Blancos’, Zinedine Zidane ka deklaruar se skuadra e tij po e pret me padurim përballjen me Barcelonës.

Ndeshja mes Realit dhe Barcelonës luhet nesër në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 13:00.

“Ndjenjat në grup janë të mira dhe me padurim po e presim këtë lojë, jemi gati për një performancë të mirë, unë jam i përgatitur për këtë lloj loje”, ka deklaruar Zidane.

“Më pëlqen të luaj futboll të mirë dhe kjo është ajo që ne po mundohemi të bëjmë. Ne jemi duke menduar vetëm që të kemi një paraqitje të mirë kundër një kundërshtari të mirë”, ka shtuar Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat