Krenohet me 400 gola

Futboll

Krenohet me 400 gola

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 13:02
Luis Suarez

Luis Suarez shënoi në një “gol të rrumbullakët”, sa iu përket statistikave, ndaj Real madridit, në “El Clasico”-n e së shtunës. Një kulm i madh për të, sepse hapi serinë e golave të fitores së Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, çka do të thoshte numri 70.000 i golave të Ligës së Spanjës (La Liga) dhe, gjithashtu, rrumbullakosi 400 gola në llogarinë e tij të veçantë si futbollist profesionist. “Shumë i lumtur për të arritur 400 gola si një futbollist profesionist. Faleminderit të gjithëve”, – shkrojti sulmuesi uruguajan në “Twitter”. Suarez erdhi te Barça në verën e vitit 2014 dhe tashmë ka shënuar 131 gola me fanellën e skuadrës katalanase.

400 golat e Luis Suárez

Nacional de Montevideo – 12 gola
Groningen – 15 gola
Selección de Uruguay – 49 gola
Liverpool – 82 gola
Ajax – 111 gola
FC Barcelona – 131 gola

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat