Galatasaray e ndihmon Ebouen menjëherë pasi tregoi për gjendjen e mjerueshme

Futboll

Galatasaray e ndihmon Ebouen menjëherë pasi tregoi për gjendjen e mjerueshme

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 16:56
Emanuel Eboue

Emanuel Eboue në një intervistë për mediat britanike ka bërë të ditur se e ka humbur tërë pasurinë e fituar në futboll për besimit të verbër në ish gruan  nga e cila pastaj u nda.

Ai bëri të ditur se një gjykatë e kishte urdhëruar të dorëzonte edhe pasurinë e fundit te ish gruaja, dhe se po flinte te një mike.

Më të dëgjuar lajmin, trajneri i Galatasaray, Fatih Terim i ka ofruar ish futbollistit të ekipit rikthimn në Turqi, si trajneri i U-14 të klubit.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Galatasaray ka filluar një fushatë për të ndihmuar Eboue, me legjendën e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës.

Eboue është diagnostifikuar këtë vit me virusin HIV, që e detyroi të pensionohet nga futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat