Rexhepi në krye të KEK-ut

Futboll

Rexhepi në krye të KEK-ut

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:04
Xhengis Rexhepi

Ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Xhengis Rexhepi edhe zyrtarisht do të jetë trajner i skuadrës së KEK-ut, kampione e Ligës së parë të Kosovës në futboll. Lajmin e bën të ditur vet Rexhepi, i cili ka përmbyllur me sukses bisedimet me drejtuesit e klubit. “Nga sot jam trajner i FC KEK nga Kastrioti. Drejtuesit e klubit kanë plotësuar të gjitha kërkesat e mia. Më pëlqeu serioziteti i kryesisë së klubit gjatë zhvillimit të bisedimeve”, tha Rexhepi për Lajmin e Maqedonisë. “Me ndihmën e futbollistëve dhe stafit teknik si dhe drejtuesit e klubit, të gjithë bashkërisht do të mundohemi të  arrijmë objektivat e klubit-kthimin në Superligën e Kosovës në futboll”, theksoi Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat