Gremio i vë çmimin Arthurit, pas raportimeve se e do Barcelona

Futboll

Gremio i vë çmimin Arthurit, pas raportimeve se e do Barcelona

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:40
Gremio i ka vënë çmimin prej 30 milionë eurove, Arthurit që kërkohet nga Barcelona.

Në afatin kalimtar të transferimeve, Gremio i ka vënë çmimin prej 30 milionë eurove, Arthurit që kërkohet nga Barcelona.

Interesimi i Blaugranave pas paraqitjes së mirë të brazilianit në Kupa Libertadores ka ngritur në alarm klubin.

Një foto e bërë e lojtarit me fanellën e Barcelonës, kishte hapur shumë zhurmë në ditët e shkuara.

Kjo ka bërë që Gremio te mendojë se lojtari mund të largohet në dimër, pasi lojtari ka marr edhe një thirrje nga Selecao dhe mund të jetë pjesë e Kupës së Botës.

Sipas Globoesporte, 60 për qind e kartonit i takon klubit të Porto Alegres, 20 për qind Celso Rigos dhe 20 që qind familjes së Arthurit.

Barcelona mendon të shpenzojë 25 milionë euro për lojtarin, pasi Ernesto Valverde ka kërkuar një përforcim në dimër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat