Juventusi e ka përmbyllur me fitore vitin 2017.
‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim te Hellas Verona, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.
Lojën më mirë e nisi Juventusi, që shënoi që në minutën e 6’ përmes Matuidit.
Në pjesën e dytë, vendasit barazuan me anë të Caceres, ish lojtarit të Juventusit.
Por, lojën në dorë e mori Paulo Dybala që realizoi dy gola, në minutat 72’ dhe 78’, për fitoren 1:3.
Pas 19 ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e dytë me 47 pikë, një më pak se Napoli.