Coutinho, afër transferimit rekord nga Liverpool te Barcelona

Futboll

Coutinho, afër transferimit rekord nga Liverpool te Barcelona

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:49
Philippe Coutinho

Barcelona është duke finalizuar një ofertë më të madhe se 150 milionë € për të siguruar Philippe Coutinho nga Liverpool, çka do ta bënte atë futbollistin e tretë më të shtrenjtë në botë dhe nënshkrimin rekord (në ardhje) të katalanasve.

Vetëm 222 milionë € e transferimit të Neymar nga udhëheqësit e La Liga-s për te PSG, dhe bashkëlojtari i tij në veprim, Kylian Mbappe, i huazuar nga Monako, i cili bëhet blerje e përhershme e sezonit të ardhshëm për 180 milionë €, e mposhtin këtë shifër. Ai do të rrëzojë, gjithashtu, Ousmane Dembele, i cili erdhi në “Camp Nou” nga Borussia Dortmund, gushtin e kaluar, për një tarifë fillestare prej 105 milionë €, që mund të rritet deri në 145 milionë €, falë variablave të ndryshme.

Barcelona bëri tri oferta për brazilianin verën e kaluar, por dështoi në qëllimin e vet. Por, shuma e tanishme themelore për Coutinho duket se do t’i errësojë 105 milionë € e shpenzuara nga Manchester United për marrjen e Paul Pogba Juventusi në gusht 2016 me rreth 15 milionë € në xhepin e menaxherit Mino Raiola, një rekord i ri në transferimet e futbollit britanik. Nuk ishte një mundësi për të bërë një marrëveshje të avancuar përpara sezonit 2018-2019, por Barça dhe 25-vjeçari janë këmbëngulës për një transferim të menjëhershëm tani. Presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, dhe shefi ekzekutiv, Oscar Grau, kanë shtyrë mjaft në këtë drejtim.

Braziliani, shënuesi i 12 golave ??dhe furnizuesi i tetë asisteve në të gjitha garat, këtë sezon, i është mirënjohës klubit të Liverpool që e ka ndihmuar të zhvillohet shumë si futbollist, por nuk mund të injorojë mundësinë për t’u bërë një pikë referimi afatgjatë te Barcelona.

Ndryshe nga vera e kaluar, ka pasur një erozion të dukshëm të mosgatishmërisë së klubit anglez për largimin e virtuozit brazilian, me Jurgen Klopp që pranoi muajin e kaluar se dera është e hapur… Duke bërë 201 paraqitje dhe shënuar 54 gola me Liverpool, pas nënshkrimit me “Reds”, i ardhur nga Interi në janar 2013 për vetëm 8.5 milionë £, Coutinho duket se do të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij. Natyrisht, më pranë titujve madhorë se në “Anfield”, tashmë te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat