Messi me lajm fantastik për tifozët e Barcelonës

Futboll

Messi me lajm fantastik për tifozët e Barcelonës

Më: 6 janar 2018 Në ora: 09:50
Lionel Messi

Lionel Messi nuk planifikon të largohet nga Barcelona.

“Mundo Deportivo” ka qetësuar tifozët e klubit katalan duke insistuar se sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të ndahet me skuadrën nga Camp Nou.

Së fundmi, spekulohej se Messi mund të largohet nga Barcelona nëse Katalonia ndahet nga Spanja dhe ekipi nuk merr pjesë në La Ligë ose në ndonjë prej ligave të mëdha evropiane.

Mirëpo, “Mundo Deportivo” ka publikuar lajmin se Messi është shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk ekziston rreziku për largimin e tij nga Camp Nou. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat